Shqiptarët e Zvicrës sot protestojnë në Bern

Gjatë ditës së sotme është paralajmëruar që do të mbahet protestë në Bernë të Zvicrës në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Organet e Bernit janë deklaruar të gatshme që në mënyrë të veçantë për datën 19.7.2014 (ora 12:00) të na vënë në dispozicion nën mbikqyrjen e policisë kantonale Sheshin Helvetia (Helvetiaplatz) i cili gjendet në afërsi të ambasadës. Organet e Bernit kanë qenë shum kooperativë dhe na kanë mundësuar që një grup prej maksimalisht 5 protestuesish të shkëputen nga protestuesit dhe në shoqërim të policisë kantonale t’i drejtohen ambasadës dhe t’i dorëzojnë një notë proteste”, shkruan në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, transmeton “Zhurnal”.

Organizatorët kanë lutur të gjithë shqiptarët e Zvicrës që në mënyrë dinjitoze, me flamuj kombëtarë dhe me parrulla të qarta të protestohet dhe të shprehet pakënaqësia për diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button