UT ngelet pa ‘hise’ në ish kazerëm e Ilindenit!

Komuna e Çairit, fillimisht Universitetit të Tetovës, konkretisht studimeve të disperzuara në Shkup ia ndau një pjesë të tokës te ish kazerma Ilinden, kurse tani si thuhet se po i njëjti vend do t’i jepet Universitetit të Shkupit.

Studentët e studimeve të disperzuara në Shkup, ndjehen të tradhtuar pasi që ata sërish do të ngelen në kushtet e vështira për të përfunduar studimet.

“Me sa kemi informacion ne, në Universitetin e ri nuk do të jenë drejtimet që i kemi në UT. Neve do na lënë në një çerek objekti që ndajmë me filloristë, kjo nuk është e drejtë, na u premtua ish kazerma, atje ka vend edhe për një objekt më të madh sesa ky që ndodhemi tani”, thonë studentët e UT-së.

Nga ana tjetër nga komuna e Çairit, Rami Qerimi bën të ditur se me themelimin e USHSH, bie premtimi që është dhënë për parcelën në ish kazerma të ndërtohet objekt për studimet e disperzuara të UT-së.

“Në ish kazermën Ilinden nuk do të ketë objekt për UT pasi që tani aty do të jetë USHSH”, tha për Portalb, Qerimi.

Ndërkaq para një viti u promovua ideja e projektit për adaptimin e një pjese të parcelës tokësore të kazermës ”Ilinden” për ndërtimin e kampusit universitar të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë.

Atëherë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti shprehi kënaqësi në emër të qytetarëve të Çairit që filozofia e shndërrimit të kazermës në universitet do të bëhet realitet.

Nga ana tjetër studimet e disperzuara të UT-së në Shkupit  vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirat e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”.

LEXO: Mehmeti: Është nder për mua që përmendet emri im për universitetin e ri në Shkup
LEXO: Studentët: Le të reformohet USHT-ja, nuk na duhet edhe një “shtab partiak”

LEXO: Patriotizmit të BDI-së i ka dalë boja!? Shkupi meriton më shumë se një Universitet
LEXO: BDI: Sulmi ndaj universitetit si “ide fisnike e kombëtare” është qëllimkeq
LEXO: Ahmeti shndërron kazermën “Ilinden” në Universitet të ri
LEXO: MASH mban ligjërata për arsim, në formë kumtese
LEXO: BDI: Nuk ka kush ta ndal formimin e universitetit të dytë shtetëror në shqip
LEXO: RDK: Themelimi i një Universiteti të ri nga ana e BDI-së është tradhëti kombëtare ndaj USHT-së
LEXO: LR-PDSH: BDI dëshiron të bëjë edhe një universitet për punësime partiake!
LEXO: Universiteti i Shkupit, biznes i BDI-së i maskuar në “kauzë kombëtare”
LEXO: BDI konfirmon hapjen e Universitetit të ri në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button