Edhe një skandal në USHT: Dy funksionarë janë bërë profesorë inordinarë në mënyrë të paligjshme

Antikorrupsioni është duke hetuar nëse zëvendësministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu dhe drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, Safet Emruli, kanë avancuar në titujt shkencorë në mënyrë të paligjshme, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Inspektori i arsimit Ilievski: Ministri Ademi është bërë docent në Universitetin e Tetovës në mënyrë të paligjshme

Përveç ministrit i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, edhe dy funksionarë aktual në Qeveri të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë fituar tituj shkencorë në mënyrë të paligjshme në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), Agim Nuhiu dhe Safet Emruli, pohoi inspektori i arsimit Ilievski. Emruli për Fakulteti.mk tha se nuk do ta komentojë rastin, ndërsa Nuhiu ende nuk u është përgjigjur pyetjeve.

Funksionarët nuk po komentojnë

Edhe Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit është duke hetuar nëse bëhet fjalë për ndonjë paligjshmëri, për shkak se vendet e punës së këtyre funksionarëve kanë qenë në pushim kur këta i kanë fituar titujt e ri shkencorë.

Ankesën deri te Antikorrupsioni e ka parashtruar inspektori Gjorgji Ilievski, më 13 maj këtë vit, prej ku deklaruan se rasti është voluminoz dhe se do të hapin procedurë për hetim të mëtejshëm të çështjes. Ilievski thotë se paligjshmëria është konstatuar gjatë kontrollit të rregullt të Universitetit në Tetovë, në prill të këtij viti.

Në ankesën e parashtruar te Antikorrupsioni shkruan: “Procedura për zgjedhje të d-r Agim Nuhiu në titullin shkencor profesor inordinarë është e paligjshme, për shkak se marrëdhënia e tij e punës është në pushim si zëvendës-ministër në Ministrinë e punëve të brendshme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë”.

Inspektori Ilievski thotë se vendimi për pushim të marrëdhënies së punës së Nuhiut si docent në Fakultetin juridik është miratuar më 13 prill 20165, për sa kohë do ta kryejë funksionin zëvendës-ministër në përputhje me Ligjin për marrëdhënie të punës.

“Por, gjatë periudhës së pushimit Universiteti i Tetovës ka iniciuar procedurë dhe ka shpallur konkurs për të zgjedhur një mësimdhënës. Zgjedhja e d-r Agim Nuhiut është i parakohshëm, me dy iniciativa nga Universiteti privat Mesdhetar- Tiranë dhe Universiteti privat ndërkombëtar në Strugë ku zgjidhet në titull shkencor profesor inordinarë. Vendimi është më datë 3 nëntor 2017. Konstatova se ky vendim është i paligjshëm për shkak se marrëdhënia e tij e punës është në pushim”, tha Ilievski.

Vendimin e Universitetit të Tetovës, me datë 13 prill, për pushim të vendit të punës së Nuhiut si docent shkruan se pas përfundimit të kryerjes së funksionit zëvendës-ministër ose funksion tjetër publik në të cilin është emëruar, ka të drejtë brenda periudhës së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button