Qeveria do të kontrollojë se çfarë barna përdorim

Inspektorët nga Biroja për barna filluan me kontrolle të paparalajmëruara nëpër barnatore, duke ua marrë barnat direkt nga raftet, me çka pastaj i dorëzojnë në testim në laboratorët e akredituara në Institutin për shëndetësi publike dhe Fakultetin e Farmacisë në Shkup.

“Qëllimi është që ta shohim se çfarë barna përdorin qytetarët e Maqedoni dhe se çfarë cilësie dhe efikasiteti kanë, dhe se a pajtohen me kushtet e deklaruara gjatë importit”, thotë Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Inspektorët nga Biroja për barna deri tani kanë vizituar 150 barnatore në gjithë vendin dhe kanë marrë rreth 206 barna nga 34 prodhues të llojeve të ndryshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button