Fuere: “Shkupi 2014” është një çmenduri!

Ish-euroambasadori në Maqedoni Ervan Fuere, është shprehur shumë kritikë ndaj projektit “Shkupi 2014”, pasi ai në asociacinin e arkitektëve të Maqedonisë në FB ka shkruar:

“Pse politika aktuale në Maqedoni po vazhdon me politikën e saj, të kufizimit të hapësirës publike në qendër të kryeqytetit, ku po zvogëlon qarkullimin e lirë të këmbësorëve (të mos flasim për idetë) me anë të strukturave dhe statuve, madhësia e të cilave do të vlerësohej  e papranueshme madje edhe për kryeqendrat, si Stambolli dhe Nju-Jorku, dhe e gjithë kjo pa përfillë, pa respektuar ose marrë parasysh, qëndrimi i atyre që më së shumti goditen me këtë, pra qytetarëve të Shkupit? Përse nuk janë konsultuar, siç do të bëhej si me çdo kryeqytet tjetër normal,  për një çmenduri të tillë joproduktive, në zhvillim”, ka pyetur eurodiplomati Ervan Fuere.

Lajme të ngjashme

Back to top button