Spitali “8 Shtatori” do të bëhet me qendër urgjente

Nga java e ardhshme, spitali “8 Shtatori” do të bëhet edhe me qendër urgjente. Investimi i përgjithshëm në spitalin “8 Shtatori”, sipas ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov, është diku rreth 1 milion euro.

Operacionet dhe shërbimet shëndetësore, sipas Todorovit do të kryhen nga mjekët e deritanishëm të këtij spitali, por do të përforcohen edhe me disa emra që do të kthehen nga sektori i shëndetësisë private.

Pjesëmarrës ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve Pol Volers. “Ne në një të ardhme të afërt planifikojmë të ndihmojmë në renovimin edhe të klinikave të tjera, madje, planifikojmë ndihma edhe në sferën e arsimit ku do vazhdojmë të rinovojmë shkolla në mbarë Maqedoninë dhe të dhurojmë pajisje arsimore”, tha ambasadori Volers.

“Kjo Qendër urgjente është e përgatitur t’iu përgjigjet plotësisht nevojave të pacientëve dhe për të përmirësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Pajisjet përfshijnë tre aparate anestezioni me monitorim në vlerë prej 340 mijë euro, si dhe pajisje laringoskopike në vlerë prej 47 mijë eurosh”, u shpreh Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë. Spitali ka dy salla të reja operacioni, sallë ortopedike traumatologjike e kirurgjie si dhe një sallë reanimacioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button