Mehmeti: Modeli itali- slloveni të shërbej për zgjidhjen e çështjes së emrit

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti gjatë konferencës së Kryetarëve të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane, që po mbahet në Senatin Italian në Romë ka folur për rëndësinë e politikës së zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për sa i përket kontestit të emrit, ajo ka nënvizuar se Presidenca Italiane ka hapësirë për të ndërtuar një mekanizëm që do të mundësonte negociata paralele për emrin dhe për anëtarësim për Maqedoninë, sipas modeleve të negociatave Itali-Slloveni dhe Slloveni- Kroaci.

“Përsërita gatishmërinë tonë për të vazhduar me realizimin e detyrimeve nga Dialogu i lartë- HLAD dhe përshëndeta vizitën e paralajmëruar të Ministres se Jashtme, Federica Moderini të paralajmëruar për javën e ardhshme në Maqedoni”, ka thënë Mehmeti.

“Duke qenë dëshmitarë të tendencave në rritje të euroskepticizmit në Evropë të cilat erdhën në shprehje sidomos në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian e inkurajojmë Italinë, vendin fqinj të shteteve të Ballkanit Perëndimor që të angazhohet edhe më fuqishëm për afirmimin e politikës së zgjerimit si orientim strategjik i UE-së, pikërisht për shkak të efektit të jashtëzakonshëm transformues që ky instrument ka pasur për vendet aspirant për anëtarësim”, ka thënë deputetja e BDI-së, Mehmeti, e cila njëherësh ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të avionit të goditur dje mbi Ukrainë si dhe për invazionin në Gazë.

Lajme të ngjashme

Back to top button