Ja sa vendet e lira ka në konviktet shtetërore

Në vitin shkollor 2014/15 nëpër konviktet e studentëve do ët mund të sistemohen 5.956 student, parashihet në konkursin e shpallur për vendosjen e studentëve nga konviktet shtetërore nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit.

Studentët që paraqiten në konkurs duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike që gjenden në vebfaqen e Ministrisë. Për ata persona që paraqiten disa herë, si valide do të merret fletëparaqitja e fundit.

Afati për paraqitjen e studentëve nga viti i dytë e lartë ka filluar prej dje 16.07.2014 dhe do të zgjasë deri në 10.08.2014. Për studentët e viti të parë, afati i paraqitjes fillon nga 19.08.2014 dhe zgjatë deri më 24.08.2014.

Nga Ministria për Arsim, informojnë nëse pas paraqitjes së rezultateve përfundimtare me studentët e pranuar nëpër konvikte, mbeten të lira kapacitetet e sistemimit në konvikte të caktuara paraqitja elektronike do të vazhdojë.

Sistemi në konvikte bëhet në atë mënyrë që 40 për qind e studentëve zgjidhen nga familjet që kanë të ardhura minimale. Ndërsa 25 për qind zgjidhen nga studentët që kanë sukses të mirë gjatë viti shkollor dhe 20 për qind është e siguruar për studentët e rin.

Lajme të ngjashme

Back to top button