Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite të reshura të shiut

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Pasdite vranësirat do të rriten dhe do të ketë zhvillim të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullimë dhe erë përkohësisht e përforcuar veriperëndimore.

Temperatura do të lëvizë prej 22 deri në 34 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten dhe do të ketë zhvillim të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullimë dhe erë përkohësisht e përforcuar veriperëndimore. Temperatura do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme në orët e paradites do të ketë paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimë.

Gjatë fundjavës moti do të stabilizohet, ndërsa temperaturat ditore do të jenë jashtëzakonisht më të larta.

Lajme të ngjashme

Back to top button