Aeroplanët dhe shërbimet më të mira ajrore

Mbi 18 milion udhëtarë nga 160 vende kanë vlerësuar 200 linja të ndryshme ajrore.

World Airline Award ka shpallur edhe sivjet çmimet më prestigjioze mbi aeroplanët, aeroportet dhe fluturimet.

Mëposhtë, Portalb, ua sjell rezultatet e agjensisë ku me gjase do ju ndihmonte në përzgjedhjen tuaj në rast të udhëtimeve.

1. Agjensia më e mirë e fluturimeve u shpall Cathay Pacific Airways e Hong Kongut, e dyta, Qatar Airways dhe e treta, Singapure Airlines. Tre mini shtete që parakalojnë superfuqitë.

2. Udhëtimet më të lira i ka AirAsia dhe Norwegian Airlines.

3. Kabinën më të mirë të aeroplanëve e ka Garuda e Indonezisë, e dyta, Cathay dhe e treta ajo e Singapurit.

4. Si aeroporti më i mirë është shpallur, Ana All Nippon Airways e Singapurit, e dyta, EVA Air, e treta, Thai Airways.

5. Si tre agjensitë që kanë përparuar më së shumti gjatë vitit të kaluar janë, e para, ajo e Hong Kongut, e dyta e Arabisë Saudite, dhe e treta, Royal Air Maroc.

6. Ushqimet më të mira gjatë udhëtimit i kanë Singapuri dhe Turkish Airlines.

7. Udhëtimet më të mira të klasës së lartë, i ka Arabia Saudite, e ndjekur nga Emirates dhe e treta nga Garuda e Indonezisë.

8. Austrian Airlines është shpallur më e mira në Evropë për Busines Class.

9. Udhëtimet më të mira transatlantike i ka Lufthansa, më pas British Airways, e ndjekur nga ajo e Zvicrës.

10. Udhëtimet më të mira mbi oqeanin Pacifik, i ka Ana All Nippon Airways, e ndjekur nga Cathay dhe e treta, Asiana Airlines./ F.D. Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button