Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Gaza, 215 të vdekur në nëntë ditë

Sulmet në Rripin e Gazës vazhdojnë edhe pas përfundimit të një armëpushimi të shkurtër të pranuar nga Izraeli dhe refuzuar nga Hamasi.

”Numri i palestinezëve të vrarë në këtë betejë të ndezur gjatë këtyre nëntë ditëve në total shkoi në 215, përfshirë 34 gra dhe 39 fëmijë adoloshentë të moshës 16 vjeç ose më pak si dhe më shumë se 1500 të plagosur nga sulmet”, bëjnë me dije burimet palestineze.

Izraeli pësoi viktimën e parë të martën. Bastisjet izraelite në Gaza vazhdojnë. ”Aeroplanët izraelitë goditën gjatë natës afërsisht 40 objektiva ”terroriste” duke përfshirë edhe komandën e Hamasit dhe qendrën e kontrollit”, tha një zëdhënës ushtarak.

Që nga fillimi i sulmeve nëntë ditë më parë në Gaza, 1 260 raketa janë hedhur në drejtim të Izraelit. Të paktën 985 raketa janë hedhur në territorin izraelit, ku 225 janë diktuar nga bazat e mbrojtjes, ndërsa të tjerat kanë rënë në zona të hapura.

Avionët izraelitë sulmuan shtëpinë e një udhëheqësi të lartë të Hamasit, Mahmoud al-Zahar. Sipas dëshmitarëve, askush nuk ishte në ndërtesën katërkatëshe në ato momente. Shtëpia e Fathi Hamadit, ish-ministër i Hamasit për Gazën është sulmuar gjithashtu.

Lajme të ngjashme

Back to top button