Lëndohet fëmija 3 vjeçar dhe babai i tij në një aksident në fshatin Kamjan

Një aksident i rëndë i ndodhur mbrëmë rreth orës 21.30 minuta në Kamjan të komunës së Bogovinës, ka lënduar rëndë një fëmijë vetëm 3-vjeç dhe babain e tij.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes mes një automjeti të tipit Lada Niva dhe Opel.

Ata janë dërguar fillimisht në spitalin e Tetovës, e që aty për në Klinikën Mjekësore të Shkupit.

Mësohet se djali i vogël dhe babai i tij kanë marrë plagë të rënda, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button