BDI si duket nuk mund të garantojë ardhjen e Hazbi Likës në Parlament?

Propozimi qeveritar për ndryshime kushtetuese dje ka kaluar në Komisionin për çështje kushtetutare, por mbetet e pasigurt nëse VMRO-DPMNE e BDI sot në seancë plenare do të sigurojnë 2/3 e shumicës në Parlament që të fillohet me procedurën për hapjen e aktit më të lartë juridik. 

Nga VMRO-DPMNE thonë se janë siguruar 82 vota për nevojën e ndryshimeve për të kaluar filtrin e parë, ndërsa në BDI kanë brifuar për “Dnevnik” se nëse “mungon” ndonjë deputet, “e mundur është që seanca të fillojë, ndërsa votimi të caktohet për ndonjë ditë tjetër.

Edhe pse ndryshimet kushtetuese janë pjesë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit, BDI si duket nuk mund të garantojë ardhjen e Hazbi Likës në Parlament? 

Ai dje nuk është paraqitur në Komisionin kushtetues ku dhe është anëtar. Shefi i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi, pasi seanca e Komisionit dje ishte shtyrë për gjysmë orë, ka thënë se nuk ka kushte për punë, derisa në mungesë të LSDM-së, PDSH-ja e Thaçit akuzoi BDI-në se punon në interes të VMRO-së, jo të shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button