Radikalët britanikë, futen me dhunë në xhami (Video)

nëtarët e grupit radikal djathtist, Britain First, u futën dhunshëm në një xhami në jug të Londrës.
Sulmuesve u pengonte se pse ka dy hyrje të ndara, për meshkuj dhe femra, prandaj kërkuan nga imami që brenda një jave të hiqen mbishkrimet për këtë, sepse kjo thonë e kthen shtetin e tyre 100 vjet pas, transmeton Telegrafi.

Imami i luti t’i heqin këpucët meqë janë në xhami, por ata refuzuan. Pasi i qetësoi duke thënë se do të heq mbishkrimet për femra e gra, ata dolën jashtë, por u pengonte një kryq i madh.

Kryqi ishte e vendosur në hyrje meqë hapësira i përkiste më parë kishës metodiste. Imami pyeti prijësin e grupit nëse e din se edhe myslimanët besojnë tek Jezui, por ai nuk besoi. Ata thanë se kryqi aty është ofendues për katolikët, prandaj imami, për t’i hequr qafe, premtoi se do ta heq edhe atë.

Incidenti kaloi pa konfrontim fizik, pasi xhamia ishte pothuajse bosh, ndërsa imami i qetë e kontrolloi situatën.

Veprimi i tillë ishte pjesë e “patrullave të krishtera”, të këtij grupi radikal që është kundër emigracionit dhe asaj që ata e quajnë “islamifikim i Britanisë”.

Pas ngjarjes askush nuk është arrestuar, por policia premton se do të ketë patrulla shtesë policore në këtë pjesë të qytetit. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button