Marsh për Srebrenicën!

Boshnjakët në Maqedoni, përfshirë edhe familjarë të viktimave të masakrës së Srebrenicës kanë marshuar në mënyrë paqësore nëpër rrugët e Shkupit.

Ata u nisën nga xhamia e Murat Pashës, duke ftuar paqe dhe tolerancë e duke thënë se Srebrenica kurrë nuk duhet harruar.

“Qëllimi ynë është që të tregojmë se Shkupi gjithashtu përkujton Srebrenicën. Kjo ngjarje e tmerrshme nuk duhet të harrohet, në mënyrë që të mos përsëritet më askund dhe ndaj askujt,” tha Admir Fazlagic, zëdhënësi i komunitetit boshnjak nëMaqedoni.

Masakra e Srebrenicës, e ndodhur më 11 korrik 1995 është masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore./albeu.com

Lajme të ngjashme

Back to top button