Shqiptarja që po çmend Gjermaninë me çiftelinë e saj (Foto-Video)

Hava Bekteshi është vajza e cila ka lënë gjurmë në jetën e Gjermanëve, por duke promovuar në masë të madhe kulturën dhe vlerat e kulturës shqipe. Havën Gjermania e njeh si vajza e parë shqiptare e cila ju ka treguar Gjermanëve se çiftelia nuk është vetëm për burrat, por është instrument me të cilën shqiptarët për mes telave të çiftelisë kanë vajtuar kohën e okupimit disa shekullor.
Sq.kurir.mk: Hava jetoni dhe veproni në Gjermani, por ajo çka nga gëzon është fakti se jeni një nga shqiptaret më të angazhuar në Gjermani, me çka merret Hava, thjeshtë një letërnjoftim I juaji.

Hava Bekteshi
Hava Bekteshi

Hava: Jetoj dhe veproj në Gjermani që nga viti 1993. Babi im si shumica e gjithë shqiptarëve ka ardhur për punë në vitin 1967, dhe në vitin 1993 morri vendimin që të na marrë edhe neve fëmijëve me gjithë nënën time këtu në Gjermani saktësisht në Hamburg.
Dhe si çdo fillim ashtu edhe unë I kam pasur vështirësitë e mija në fillim mësimi i gjuhës, e sadopak integrimi te një vend krejt ndryshe dhe me rregullta po ashtu komplet ndryshe, ka pas vështërësit e saja, por me punë dhe shpresë kemi arrit ti ja dalim.
Paraqitja e Bekteshit në këtë koncert është më datë 14 qershor në kuadër të projektit “48 Stunden Wilhelmsburg”, vlenë të theksohet se publiku i pranishëm në këtë koncert ishte 80 % gjerman.

Sq.kurir.mk: Dhe më saktë në cilin vit keni arrit në Hamburg
Hava: Pra në vitin 1993, këtu në Hamburg jam rritur dhe në vitin 2008 mbarova fakultetin e ekonomisë. Dhe tash për momentin jam e punësuar në një Firme elektronike në drejtim “Sales Controlling”. Ndërkohë i kam filluar që dy vite Studimet e dyta, dhe shpresoj që edhe këto ti mbaroj së shpejti. Me studimet e Dyta të ashtu quajtur  “Master of Education” më hapet edhe një dritare tjetër ku me jepet mundësia të jem mësimdhënëse në shkollat e nivelit gjimnazi ekonomik apo edhe shkollave profesionale gjermanisht thuhet “Berufsschulen”.
Sq.kurir.mk: Hava edhe pse kemi shkuar në Gjermani që një kohë të gjatë, ju nuk kemi harruar vlerat kombëtare dhe kulturore të shqiptarëve.
Hava: Thjesht ndjekjen e traditave kulturore kombëtare dhe kulturore është dhunti së pari e zotit, pastaj mërit e prindërve të cilët çdo herë na kanë frymëzuar në këtë klimë. Ne shqiptarët kemi shumë tradita, vlera dhe kulturë që kishte qenë shumë për të ardhur keq, nëse dikush si ruan këto

Hava Bekteshi
Hava Bekteshi

Sq.kurir.mk: Hava ajo çka kemi arrit të mësojmë nga ju është se jeni ko-organizatore, e shumë eventevë të rëndësishme si kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare.
Hava: Muzikën dhe Çiftelinë e kam pasur përherë edhe si fëmijë pasion. Në Maqedoni më kujtohet si nxënëse merrja pjesë nëpër manifestime shkollore, po ashtu edhe nëpër dasma. Në kohën e 80-ve më kujtohet si fëmijë që ishin shumica e do këngëve patriotike të ndaluara të këndohen nga këngëtarët që ishin aty nëpër dasma prezentë..siç ishte kënga “Bien tupanët”. Ndërsa unë si fëmijë I këndofsha këto këngë –çka do më bëjnë mua si fëmije asgjë .
Pastaj çka më kujtohet po ashtu shumë mirë duhet të kishte qenë viti 1990 kur kanë qenë pajtimet e gjaqeve, u mbajte një tubim shumë madhështorë dhe i bukur në Çegran, ku prezentë ishin aty edhe shumë fytyra të njohura nga Kosova, si Zeqirija Cana etj. Në këtë event këndova këngën toka dridhet, ndërsa vllahu im dhe shumë të tjerë i bien çiftelisë.
Sq.kurir.mk: Hava koncerte apo evenimente të tilla a organizohen në Gjermani
Hava: Këtu në Hamburg më kujtohet një koncert të bukur në vitin 2003 që është mbajtur në fakultetin e Hamburgit për rastin e 28 Nëntorit, ku të ftuar ishin aty Kastriot Tusha, dhe Manjolla Nallbani, ndërsa unë me motrën dhe grupin morëm pjesë me një këngë kombëtare  Ndërsa nga viti 2007 bashkëpunoj me një Organizim organizatorë gjermane. Kjo organizatë merret kryesisht me festivale interkulturore dhe unë zakonisht prezantohem me këngët shqipe dhe çiftelinë.
Kurse këtë vit kamë mbajt një koncert po ashtu madhështorë në muajin qershor në kuadër të projektit “48 Stunden Wilhelmsburg (dmth. 48 ore Wilhelsmburg)”  ku dy ditë të plota prezantohen kultura, kënge dhe valle të ndryshe nga çdo nocion që janë në bashkëpunim me këtë organizatë.  Tjetër prezantim do të jetë po ashtu në një vend këtu pak larg Hamburgut quhet “Kieler Woche”, edhe këtu është një javë ku edhe shumë turist nga shumë vende të botës vinë aty për të shikuar, sepse është shumë eveniment interesant.

Sq,kurim.mk: Sa Shqiptarët janë të organizuar në Gjermani, dhe sa Shqiptarët i kushtojnë rëndësi traditave të tyre kombëtare.
Hava: Këtu më së shumti praktikohen mbrëmjet rinore, ndërsa aktivitet kulturore nuk janë dhe aq aktive si para disa viteve. Diku para 12 viteve apo edhe më shumë unë motra ime dhe disa shqiptarë që jetonim këtu në Hamburg,  formuam një grupe të mirë dhe të plotë  kulturorë artistike të cilën e quajtëm “Jusuf Gervalla”. Me këtë Sh.K.A. Kemi pasur zakonisht organizime për bashkatdhetarët dhe për festat tona si 28 nëntori, dita e pavarësisë. Kurse në kohën e luftës në Kosovë na u bashkëngjitën edhe disa refugjat nga Kosova, dhe kështu bënim koncerte Humanitare.

Sq.kurir.mk: Diçka që ka ngrit interesim shumë të madh në opinioni, është fakti se merreni me një hobi shumë interesant, pra i bien çifteli, këtë e keni demostruar edhe në disa evente kombëtare, prej ku ky hobi, është traditë familjare apo thjeshte dëshirë dhe mësim të cilën e keni mësuar nga prindërit tu.
Hava: Ky hobi mundë të them se është një tradite familjare me shumë dhe po ashtu edhe interesimi im i madh që me inspironte përherë ta mësoj çiftelinë. Si çdo shtëpi e shqiptarëve gjendej nga një çifteli, edhe te ne e kishim një çifteli. Dmth Inspirimi im I pari ka qenë kur filloj vëllai im i madhi ti bjere çiftelisë dhe kur unë fillova si fëmijë i klasës së parë ti bie çiftelisë dhe njëkohësisht merrja pjesë në manifestime shkollore, ku këndoja dhe recitoja diçka. Pra si fëmijë 8 vjeçar fillova të interesohem për çiftelinë, por ka qenë edhe pasion i imi pasi un po sa vija nga shkolla mërsha çiftelinë dhe ushtrofsha, ndërsa prindërit e mi, insistofshin që unë ti merrja librat. Pas një kohe mësova edhe këngën e parë e kështu. Tash më pyesin së si e zotëroj çiftelinë, ndërsa unë i përgjigjem, këtë e thotë publiku në koncerte kur duartrokasin gjatë. Ndoshta për shumicën kënga popullore, folklorike shqipe nuk e ka atë popullaritet sa e kanë ato pop, soul, rok, por unë me çiftelinë dhe këngët dua të tregoj të brinjëve e sidomos shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut që të mos humbet, dhe mos ta lëmë të na vdes tradita e muzikës folklorike.  Babai im i bije shumë bukur fylit, dy vëllezërit e mi e zotërojnë çiftelinë, dhe motrat e mija po ashtu këndojnë bukur..

Hava Bekteshi
Hava Bekteshi

Sq.kurir.mk: Sa Hava e viziton vendlindjen, dhe prej nga na vije ajo
Hava: Kur kam ardhur për herë të parë në Gjermani, për çdo verë kemi vizituar vendlindjen. Por me kalimin e kohës dhe angazhimet që ti afron jeta vetë këtu ku jetoj si: studimet më par, puna, projektet..dmth vijë në vendlindje vetëm për raste të duhura ose të veçanta. Këtu ne jetojmë të thuash gjithë familjarisht dhe në vendlindje pothuajse skam asgjë të familjes së afërt më. Edhe shoqëri skam sepse jam rritur këtu, dhe këtu i kam formuar të gjithat. Por çdo herë kur jam në vendlindje, ndjej dashuri, mall dhe vetëm kënaqësi, sepse vendlindja mbete vendlindje dhe nuk harrohet kurrë. Për ndryshe ne jemi nga fshat i Gostivarit i ashtu quajtur Korite, komuna e Gostivarit.

Sq.kurir.mk: Hava te kemi ma në shumë ndeshje të boksit të boksierit të mirënjohur shqiptarë Nuri Seferit, jeni familjarë, apo vetëm keni dëshirë ta ndjekin atë.
Hava: Jo jam familjare e vëllezërve Nuri dhe Sefer Seferi, dy boksier të njohur shqiptarë, për të cilët i njohin të gjithë shqiptarët, dhe me plotë bindje mund të themë se janë krenaria e kombi shqiptarë, dhe pasqyra e shqiptarëve të Maqedonisë. /kurir/

Lajme të ngjashme

Back to top button