Marrëzi, ka shpikur mënyrë të çuditshme për ta lënë duhanin (FOTO)

Shumica e “duhanpirësve me traditë” kanë problem kur patjetër e kanë të heqin dorë nga disa gjëra që u janë bërë përditshmëri, konkretisht duhani. Pa marrë parasysh në cilën mënyrë, duhanpirësit ekstrem mundohen që ta lënë duhanin, kështu që një turk ka bërë në vepër të çuditshme për ta lënë duhanin.

Ibrahim (42) nga Turqia, ka bërë një helmetë të plastikës si lloj kafazi, ndërsa derën e ka mbyllur, e pastaj dy çelësat e helmetës ia ka dhënë djalit dhe gruas së tij, që të jetë i sigurt se edhe kur të del nga shtëpia nuk do të ketë mundësi që ta ndezë një cigare. Po, kjo do të thotë se kafazin në kokë e mban vazhdimisht, edhe kur të del nga shtëpia.

Pse gjithë këto masa drastike për ta lënë duhanin? Sepse për çdo ditë ka harxhuar nga 2 paketa cigare. Deri më tani, Ibrahimi ka duruar dy ditë të tëra në kafaz, pa cigare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button