Stano: KE përkrah iniciativën e Nikolla Gruevskit

Komisioni Evropian i përkrah të gjitha hapat të cilat çojnë në zgjedhje të pranueshme dhe të përbashkët në lidhje me emrin dhe për këtë arsye, i përkrah të gjitha iniciativat që janë marrë në këtë drejtim, duke përfshirë këtu edhe iniciativën e fundit të kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Ky është qëndrimi i zëdhënësit të Komisionit, Peter Stano, pas letrës së djeshme të kryeministrit të Maqedoni dërguar kryeministrit grek, Andonis Samaras, në të cilën Gruevski kërkon që të dy të mundohen ta zgjedhin mosmarrëveshjen e pazgjedhur plot dy dekada, raporton MIA.

“Kur bëhet fjalë për çështje bilaterale, Komisioni Evropian nuk ka asnjë qëndrim, sepse ne nuk dëshirojmë të përzihemi. Por, kur bëhet fjalë për çështjen e emrit, ne i përkrahim dhe i përshëndesim të gjitha iniciativat që do të çonin deri në zgjidhje përfundimtare, potencon Stano.

Veprimi i kryeministrit të Maqedonisë, Gruevski, është vlerësuar pozitivisht nga ana e Brukselit zyrtar, por pritet përgjigje nga Greqia. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button