Aksion në tregjet e gjelbërta, do të dënohen shitësit ilegalë

Ministria e Ekonomisë prej sot në koordinim me disa institucione, filloi kontroll të përforcuar në të gjitha tregjet e gjelbra në Maqedoni. Aksioni do të zgjat gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

“Të gjithë që do të vazhdojnë të punojnë pa e respektuar ligjin, u kanosen dënime dhe marrje të mallit në fazën e parë. Në fazën e dytë, do të parashtrohen edhe padi penale”, deklaroi ministri Valon Saraçini, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me ambasadorin britanik, Krifstofer Ivon.

Saraçini theksoi se deri te Ministria arrijnë ankesa nga qytetarët, por edhe nga njerëzit të cilët me ligj punojnë në tregje, për dallim nga shitësit ilegalë.

“Në kohë të fundit janë evidentuar shumë tregtarë ilegalë të cilët shesin ilegalisht, në rrugë. Për këtë fillojmë me kontrolle të përforcuara. Dje në takim me Inspeksionin tregtar të Komunës së Çairit, Qytetit të Shkupit dhe MPB-në i koordinuam aktivitet”, informoi Saraçini.

Lajme të ngjashme

Back to top button