Ministrja e kulturës Milevska:Dibra do të shndërrohet në vend kulturor

Ministrja e kulturës në Maqedoni, Elizabeta Kançeska Milevska  sot pati takim pune me kryetarin e komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata si dhe drejtorin e Qendrës për kulturë, Artin Spahiu.

,,Vizita ime ka të bëjë me zhvillimin kulturor të Dibrës dhe komunës, u mahnita me trashëgiminë kulturore që ka  ky vend historik,që është pasuri e këtij vendi. Me këtë rast i informova për projektin e realizuar nga ana e Këshillit Evropian  dhe nga  Ministria e Kulturës për rajonin  Dibër-Rekë për trashëgimi kulturore. Falënderoj drejtorin e Qendrës për kulturë , Artin Spahiu për punën e palodhshme me projekte të shumta .Do të kemi bashkëpunim në nivel kulturor sepse ka rëndësi të madhe rreth këtij vendi. Kultura është një segment i rëndësishëm e jetës dhe shoqërisë, kultura është pjesë e secilit vend,do të financojmë nëpër projekte të shumta në interes të qytetit, tha ministrja Milevska.
 
Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, gjatë takimin me ministren e Kulturës tha se biseda  ka pasur të bëjë me mendimet e ndryshme kulturore për rrethin e Dibrës dhe më gjerë. Qendra për Kulturë në Dibër sipas Latës ofron kulturë dhe modernitet për qytetarët dhe më gjerë, tha ai.

 Më pas ministrja për kulturë vizitoi Qendrën për kulturë  në Dibër ku përuroi dy projektet në këtë institucion, pjesën hyrëse të pllakëzuar  të këtij institucioni si dhe  hapje të kinemasë-projektor digjital në Dibër dhe në vende të tjera, financim nga ana e Ministrisë.

 Prej nesër në Dibër  hapet edhe kinemaja me filmin e ri amerikan në regji të Mitko Panov i titulluar ,,Lufta përfundoi,,.Gjithashtu sipas Milevska së shpejti do të ketë realizimin edhe të një projekti tjetër në lidhje me riparimin e skenën së vogël, projekt gjithashtu i  financuar nga Ministrisë për kulturë. 

Ne si ministri edhe në të ardhmen do të investojmë në Dibër me qëllim që Dibra të merr emrin vend i kulturës dhe traditës në përgjithësi,potencoi Milevska. 

Ndërkaq drejtori i Qendrës për kulturë, Artin Spahiu theksoi se Ministria për kulturë ka bashkëpunim të madh me këtë qendër duke potencuar se përherë do të jenë të përkrahur dhe të mbështetur nga ana e Ministrisë për kulturë.

 Gjatë vizitës në Dibër , Milevska vizitoi manastirin Shën Biguri dhe monumente të tjera kulturore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button