Millçin: Qytetarët ti ndërtojnë urat që do ti rrëzojnë politikanët

Drejtori i Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni, Vlladimir Millçin, ka komentuar akuzat e fundit nga mediumet proqeveritare lidhur me atë se Fondacionin e llogaritin si përkrahëse të ngjarjeve të fundit për rastin Monstra dhe për trillimet se ai po mban takime të fshehta për gjoja, marrëveshje se si protestat të sjellin përfitime politike dhe të krijojnë tensione ndëretnike.

“Qeveria ka perandori mediale që nxit urrejtje, ndërsa Fondacioni përkrah vetëm një lloj të mediave. Pastaj thonë se un kam pasur takime të fshehta, që nuk I kam pasur. Këto janë instrumente të policisë së fshehtë”, tha Millçin për 24 Vesti.

Ai vlerëson se qeveria i ka kaluar të gjitha kufijtë dhe krijon një varg pasigurish, mosbesim dhe frikë, e cilat, sipas tij rreziqet janë shumë të mëdha.

“Ata veprojnë si ata të mund të menaxhojnë edhe atë çka nuk munden. Atëherë qytetarët, kryesisht organizatave qytetare, individëve dhe institucioneve, ju mbetet që të ndërtojnë një urë që i rrëzon politikanët. Ne jemi të obliguar ta bëjmë këtë”, deklaroi Millçin.

Lajme të ngjashme

Back to top button