PDSH nuk do të përkrah ndryshimet kushtetuese të Gruevskit

PDSH-ja Opozitare nuk do ti përkrah ndryshimet kushtetuese, të propozuara nga Qeveria, mëson e përditshmja Dnevnik. Shtatë deputetët e PDSH-së duke përfshi edhe liderin Menduh Thaçi, do të votojnë kundër hapjes së Kushtetutës, në seancën kuvendore të caktuar për ditën e martë.

Kjo do të thotë se nevoja për ndryshimin e këtij akti më të lartë juridik në vend do të merë vizë vetëm nga shumica qeveritare, sepse deputetët e LSDM-së e bojkotojnë Kuvendin ndërsa deputetët e PDSH-së do të jenë kundër.

Funksionari i lartë i PDSH-së për Dnevnik ka deklaruar, se ky qëndrim i partisë nuk ka të bëjë se këto ndryshime kushtetuese nuk janë pozitive, por se qëndrimi i tyre për mos të mbështetur është nga arsyet principiale.

“PDSH është kundër hapjes selektive të Kushtetutës. Në propozimin qeveritarë shihet mirë sferat që do të përfshihen me këto ndryshime. Është e qartë që partnerët qeveritarë janë dakorduar që mos të preket në çështjet etnike. Kjo për PDSH-në është e papranueshme dhe për këtë shkak do të votojmë kundër”, deklaroi nja zyrtarë nga partia e Thaçit.

PDSH do të mundohet që nëpërmjet amendamenteve të zgjerojë listën e ndryshimeve kushtetuese. Nëse do të lejojnë që të intervenohet, atëherë PDSh do të kërkojë zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndryshime në flamurin shtetërorë dhe himnin, vendime konsenzuale në të gjitha nivelet, buxheti sipas marrëveshjes kornizë të Ohrit…

Për hapjen e Kushtetutës është e nevojshme të sigurohet dy të tretat e shumicës parlamentare, kryesisht duhet të votojnë 82 deputet. Derisa kryeministri Gruevski me pjesëmarrjen e partisë GROM veç më ka siguruar 62 deputet, tani Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të sigurojë 20 votat e nevojshme edhe pse i ka 19 deputet.

Lajme të ngjashme

Back to top button