Mot me diell me erë mesatare

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare perëndimore, që në viset më të larta dhe në male do të përforcohet përkohësisht.

Temperatura do të lëvizë prej 23 deri 35 gradë.

Në Skup do të jetë mot me diell, me vranësira mesatare dhe me erë perëndimore mesatare dhe me temperaturë deri 32 gradë.

Edhe gjatë ditëve në vijim do të mbisundojë mot me diell. Më shumë vranësira do të ketë të premten, kur në pjesët veriore do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa temperaturat do të ulen për disa gradë.

Lajme të ngjashme

Back to top button