Hit i ri nga artisti shkupjan Mesut Kurtish – VIDEO

Artisti me renome ndërkombëtare në gati gjithë botën islame Mesut Kurtish i cili është nga Shkupi këtyre ditëve ka lansuar hitin më të ri në kompozimet e ashtuquajtura islame ose ilahi, i cili këtë herë ka si temë dashurinë ndaj Pejgamberit Muhamed. Ky kompozim i përcjellë me një spot nga produksioni i njohur ndërkombëtar “Awakening records” erdhi gjatë muajit të Ramazanit dhe me të madhe është popullarizuar në shumë shtete të botës.

Përndryshe Mesut Kurtish këndon në shumë gjuhë botërore dhe ndonëse ka karrierë ndërkombëtare jeton në Shkup dhe njihet si shkupjani me më shuam fansa në rrjetet sociale ku aktualisht numri i fansave në faqen e tij zyrtare e kalon gjysëm milionëshin. Më poshtë keni mundësinë të ndiqni veprën e tij të fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button