Zaev, akuzon rëndë Gruevskin

Kryetari i LSDM-së opozitare ka drejtuar, në një intervistë për gazetën bullgare “Fokus” një varg akuzash të ashpra në drejtim të, kryeministrit Gruevski, VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit qeverisës, duke  i quajtur përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet vendi. 

Zaev ka deklaruar se institucionet në vend janë jofunksionale dhe nën trysninë e VMRO-DPMNE-së, gjykatat janë të kontrolluara, liria e medias është kërcënuar, ndërsa ka edhe gazetarët ë burgosur.

“Maqedonia nga një vend stabil, me demokraci, shumë etnike dhe shumë fetare, ka arritur në zonën gri të konfliktualitetit , gjë që rrezikon stabilitetin e vendit”, thotë zaev dhe shton se vetëm një qeveri e papërgjegjshme mund të akuzojë shtetet anëtare të BE-së për standarde të dyfishta, apo të akuzojë opozitën, për dështimin në procesin e integrimit, dhe të mos pranojë asnjë kritikë për politikat e saj.

Zaev akuzon qeverisjen se i etiketon si tradhtarë dhe të paguar nga jashtë, të gjithë ata që janë kritikë me qeverinë, ndërkohë që, sipas tij ka monopolizuar edhe çështje aq të rëndësishme siç është çështja e emrit, deri në atë masë, sa sipas kryetarit të partisë opozitare, opozita nuk është informuar fare për propozimin e fundit të  ndërmjetësit të OKB-së.

“Maqedonia dhe Bullgaria janë vende, fqinje dhe mike. Ne ndajmë momente të përbashkëta nga e kaluara, por ajo që është më e rëndësishme, duhet të krijojmë një të ardhme, të bazuar n ë parimet e miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thotë Zoran Zaev.

Ai vlerëson , gjithashtu se pa lirinë  e  pa pavarësi të medias , nuk mund të ketë kushte për zhvillimin e demokracisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button