MPJ: Nëse udhëtoni për në Egjipt, larg nga protestat

Ministria e Punëve të Jashtme u rekomandon të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që eventualisht planifikojnë të udhëtojnë për në Egjipt, t’u ikin vendeve ku janë duke u mbajtur protestat dhe tubimet masive si dhe të kenë kujdes për sigurinë e tyre sepse si pasojë e protestave të fundit, shumë qytete janë destabilizuar.

“Për më tepër, qytetarët e Maqedonisë i këshillojmë që rregullisht ta ndjekin situatën në Egjipt, por edhe të kontaktojnë me Ministrinë e punëve të jashtme për eventualisht informacione shtesë, ndërsa në rast të nevojës për ndihmë, le të drejtohen tek Ambasada në Kairo”, thotë Ministria e Punëve të jashtme.

Ndërkaq, raportohet se gjatë protestave rreth 100 gra kanë qenë viktima të “sulmeve seksuale” në sheshin Tahrir.

Lajme të ngjashme

Back to top button