BFI: Do ti përcjellim me vëmendje ata që paraqiten si teolog të paautorizuar

Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka njoftuar paraprakisht se distancohet nga teologët të cilët me rastin e muajit të Ramazanit, mund të paraqiten publikisht me interpretime fetare, pa lejen e këtij institucioni fetar. 

Në njoftimin për mediat, BFI ka falënderuar mediat vizive dhe të shkruara për hapësirën që planifikojnë t’i japin muajit të bekuar të Ramazanit, por ka nënvizuar se nuk do të bartë asnjë përgjegjësi për paraqitjen në publik, me interpretime të tyre, teologët e paautorizuar. 

“BFI ju informon se nuk do të bartë përgjegjësi për paraqitjen dhe interpretimet e teologëve, të cilët në regji privat apo pa përcaktim të BFI-së, respektivisht të organeve të saj, shfaqen nëpër emisione të ndryshme. BFI si organizatë me përgjegjësi mbi jetën fetaro-islame në vend, do t’i përcjellë me vëmendje aktivitetet dhe paraqitjet publike të teologëve”, thuhet në njoftimin e BFI-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button