Akademikët shqiptarë: Evropë jemi gati për aderim

Ka përmbyllur punimet dy ditore Konferenca e dytë Akademike ndërkombëtare mbi integrimet evropiane me temën bosht” Integrimi i Evropës-juglindore në Bashkim Europian, sfidat”, organizuar nga Qendrës për marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime ballkanike dhe mbështetur nga Ministria e Pushtetit lokal të Maqedonisë, Komuna e Tetovës dhe Çairit, Ambasada e Shqipërisë në Shkup, Universitetet i Tetovës, Prishtinës dhe Tiranës, në të cilin  u debatua mbi ekspertizën akademike të profesorëve dhe studiuesve shqiptarë për integrimin, si një proces shumë të rëndësishëm për rajonin.

 Rreth temës së këtij takimi referuan dr.Fatmir Besimi zëvendëskryeministër për evrointegrime i Qeverisë së Maqedonisë, Tahir Hani ministër i pushtetit lokal, Arben Çejku ambasador i Shqipërisë në Shkup, prof.dr.Vullnet Ahmeti rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof.dr.Blerim Reka ish amabasador i Maqedonisë në BE, prof.dr.Teuta Arifi,, kryetare  e Komunës së Tetovës, Naim Ismajli, kryetar i Asociacionbit të Komunave të Kosovës, ish ambasadori i Maqedonisë në Suedi dhe Skandinavi prof.dr.Agon Demjaha etj.

 Një grup punues i drejtuar nga dr.Makule Çeço do të merret me përgatitjen e konkluzave të këtij takimi,  të cilat do u dërgohen ministrive përkatëse të integrimeve në rajon, por edhe instancave më të larta evropiane, si  një ekspertizë akademike  shqiptare  për këtë proces të rëndësishëm të rajonit.

Në fjalën e tij përmbyllëse presidenti i Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, Arsim Sinani tha se në nëntor një Konferencë e madhe do të mbahet në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me temën bosht “101 vjet  më pas”  që do t’i kushtohet zhvillimeve brendashqiptare gjatë 101 viteve të ekzistencës të shtetit modern shqiptar. Po ashtu ai tha se, akademikët shqiptarë  po ndërtojnë kapacitete e tyre intelektuale të cilat do t’i shërbejnë fortë integrimit evropian.

Gjatë, konferencës u promovua edhe numri i gjashtë  i revistës shkencore ndërkombëtare “Diskutime” që kishte përmbledhur të gjitha punimet e pjesëmarrësve të Konferencës së dytë akademike mbi integrimet, e cila synon të jetë  një platformë intelektuale e akademikëve shqiptarë, që do të merret me hulumtimin dhe ekspertizën e procesit të integrimit në Evropë dhe bashkëpunimit rajonal.

Lajme të ngjashme

Back to top button