Si në filma, kërcejnë nga treni që nuk i çonte në Shkup, tash gjenden në spital

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30, kur 21 vjeçari K.M. dhe 44 vjeçari M.A. nga stacioni hekurudhor në Veles, kanë hipur në një tren që udhëtonte në relacionin Gjevgjeli-Shkup.

Kur e kanë hetuar se janë në tren të gabuar, sepse nuk e kanë pasur për qëllim që të shkojnë në Gjevgjeli, 150 metra larg nga stacioni hekurudhor, kanë kërcyer nga treni!

Dy personat e aksidentuar kanë fituar lëndime me çka janë dërguar në Qendrën medicinale në Veles, ndërsa pastaj janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, tha policia për këtë aksident të pabesueshëm!

Lajme të ngjashme

Back to top button