Britani, Channel 4 transmeton ezanin gjatë Ramazanit

Një kanal popullor televiziv, Channel 4, do të transmetojë live ezanin e akshamit gjatë Ramazanit.

Channel 4 thotë se do të transmetoj ezanin në arabisht për 30 ditë të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili fillon javën e ardhshme.

Në një deklaratë për shtypin britanik, kreu Channel 4, Lee Ralph tha se kanali do të veprojë si një “sistem mbarëkombëtar” për 2.8 milionë myslimanët e Britanisë.

“Ky është një muaj shumë i veçantë për muslimanët dhe paraqitja e tij në një kanal të famshëm nuk është vetëm simbolikë për përkatësitë dhe solidaritetin, por shpresojmë se do të ndihmojë për të portretizuar një pamje reale të Islamit dhe muslimanëve,” tha një zëdhënës i The Guardian të martën.

Duke pasur parasysh se BBC i kushton qindra orë në vit krishterimit, me dy ose tre shërbime të kishës çdo ditë në radio stacionet e tij, shumë pak minuta i përkushton Islamit. /mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button