Rritje alarmante! Borxhi i jashtëm i Maqedonisë, 5.5 miliardë euro!

Sipas të dhënave që i publikoi Banka Popullore e Maqedonisë, borxhi që ka Maqedonia ndaj subjekteve të jashtme, në kuartalin e parë, është 5.5 miliardë euro, ose 73.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Sipas këtyre të dhënave, pjesa më e madhe e borxhit i përket sektorit shtetëror (1 miliard e 688 milionë euro), pastaj vjen sektori bankar, të cili shteti i ka borxh 628 milionë euro, pushteti monetar me borxh prej 380 milionë eurosh, dhe sektorët e tjerë të cilët prej shtetit kërkojnë 1 miliard e 696 milionë euro. 

Në krahasim me tre muaj më parë, borxhi i jashtëm është rritur për 333 milionë euro, ndërsa prej tyre, 300 milionë euro janë tërhequr nga shteti, kurse 33 milionë euro janë borxh i sektorit privat. 

Sipas ekspertëve, trendi i rritjes së vazhdueshme të borxhit të jashtëm të shtetit paraqet problem në afat të gjatë për kryerjen e obligimeve të shtetit, për shkak se, nga njëra anë, vazhdon eksporti i dobët, dhe nga ana tjetër, paraqitet nevoja e marrjes së kredive me kamata të larta për ta shlyer borxhin e jashtëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button