Vetëm 20 minuta ka mundur gazetari i burgosur të del në ajër

Zëvendës Avokatit i Popullit Tripun Tanushevski, është takuar me Këshillin nismëtar për lirimin  e gazetarit Tomisllav Kezharovski.

Ai i ka informuar anëtarët e këtij Këshilli, se zëvendës avokati i popullit, Dragi Celeski, e ka vizituar në repartin e paraburgimit të burgut të gazetarin e paraburgosur dhe sipas tij, ai ka treguar shenja të shqetësimit, por nuk është ankuar për probleme tjera shëndetësore.

Megjithatë, Zyra e  Avokatit ka vërejtur shkeljen e dy pikave të Rregullores së burgut. Kezharovskiit i është lejuar vetëm 20 minuta që të dalë në ajër të pastër, në kushtet kur rregullorja i njeh të drejtën që këtë ta bëjë për 2 orë, ndërsa atij nuk i dërgohen në rregull gazetat edhe pse i ka paguar të njëjtat. Për këto shkelje Zyra  Avokatit të Popullit, ka njoftuar Gjykatën dhe përgjegjësit e burgut, transmeton Press 24.

Lajme të ngjashme

Back to top button