Emrat shqip në shkollat e Dibrës,u bënë vetëm për patriotizëm

Për nxënësit e shkollave të ri-emëtruara vitin e kaluar në shqip “28 Nëntori” dhe “Penestia” në Dibër dëftesat jepen me emrat e vjetër të tyre, gjegjësisht emra të vendosur gjatë komunizmit, “Zdravko Çoçkovski” dhe “Vëllazërim Bashkimi”.

Nga informatat e Portalb, mësohet se ende nuk ka epilog të procesit gjyqësor që është iniciuar nga Inspektorati i Arsimit Shtetëror i cili kontestoi emërtimet e reja të miratuara me shumicë të Badenterit më 24 prill të vitit 2012 nga ish Këshilli komunal i Dibrës në krye me ish kryetarin Argëtim Fida, Këshilli i shkollave dhe Këshilli i mësimdhënësve.

Duke parë se problemi është te Ministria për arsim dhe shkencë Portalb kontaktoi Zëvendës ministrin të arsimit, Safet Neziri. Në pyetjen tonë se ku qëndron problemi i ndërrimit të emrave të shkollave nga ana e Ministrisë dhe pse duhej  që puna të vjen deri në gjyq, Neziri shkurtimisht u shpreh:

“Po punohet ne atë drejtim  për tejkalimin e çështjeve të hapura” tha për Portalb, Neziri.

Problemi mbetet i pazgjidhur edhe për emërtimet e shkollave në Çair ku dëftesat janë dhënë me emrat e vjetër të shkollave.

Sipas informatave të marra nga ana e sekretarit të shkollës së mesme  “28 Nëntori”, Shaban Allajbegu, në bazë të reagimeve të Inspektoratit për arsim dhe shkencë, Gjykata Themelore e Dibrës ka hapur procedurë kundërvajtje.

“Ne si institucion kemi bërë ankesë ndaj reagimit të tyre që shkolla të mos e mban  emrin “28 Nëntori” mirëpo  ankesa ka ardhur  negative. Procesi vazhdon dhe ne shpresojmë ta arrijmë të drejtën tonë” theksoi për Portalb, Allajbegu. 

I njëjti problemi dhe e njëjta çështje është edhe tek shkolla fillore “Penestia,, edhe kjo shkollë në proces të njëjtë gjyqësor. 

Shkolla e mesme “Zdravko Çoçkovski,, u pagëzua me emrin e ri “28 Nëntori”, vjet në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ndryshim të emrin pati edhe shkolla fillore “Vëllazërim Bashkim,, e cila u pagëzua me emrin “Penestia,. Kjo ishte ditë historike për  dibranët duke kremtuar me manifestime  të shumta, recitale, këngë dhe valle popullore nga më të ndryshmet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button