‘Adem Jashari’ nikoqir i xhiros së pestë në boks

Shkupjanët do të jenë nikoqirët e xhiros së pestë të kampionatit të Maqedonisë në boks, e që të gjithë po e presin me padurim. Në veçanti kjo do të jetë një fundjavë shumë e rëndësishme edhe për boksierët e KB Shkupi, të cilët në kampionatin e fundit individual që u zhvillua në Shtip, arritën që të nxjerrin dhe 7 kampionë. 

Për këtë xhiro organizator teknik është pikërisht KB Shkupi, klub ky i cili ka zgjedhë që garat të zhvillohen në Shkollën Fillore “Adem Jashari” Garat do të zhvillohen të shtunën duke filluar në ora 14:00. 

Sipas trajnerëve të KB Shkupi, Naser Haruni dhe Enver Salihu, në klub gjithçka është në rregull, dhe se atmosfera është në nivel, që bën të shpresojmë se do të ketë rezultate të lakmueshme. 

“Ne në Shtip arritën rezultat shumë të mirë dhe në xhiron e pestë boksierët tanë do të dominojnë në ring. Jemi organizator, kjo na detyron të jemi nikoqirë të mirë, ndërsa publiku që do të jetë në sallë do të jetë motiv plus për boksierët tanë.”, deklaruan nga stafi teknik.

Në këtë garë pos nikoqirit, KB Shkupi, pjesëmarrës do të jenë dhe ekipet tjera shqiptare, si Sindi nga Struga dhe Shkëndija e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button