Vidhen dy kuti me ar në Odri të Tetovës

Nga shtëpia e N.B. (59) nga fshati Odri i Tetovës, janë vjedhur dy kuti të mbushura me stoli ari.

Sipas informatave të policisë, hajduti me një mjet të përshtatshëm e ka hapur dritaren e bodrumit dhe është futur në shtëpi.

“Pas kërkimit nëpër dhoma, ai ka gjetur dy kuti ngjyrë hiri, ku ka pasur stoli të ndryshme prej ari. Pasi i ka marrë ato, hajduti i panjohur ka arritur të ikë nga shtëpia”, njofton policia.

Policia është duke punuar për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit të vjedhjes. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button