Nga Ligji për amnisti në Kosovë përfitojnë edhe politikanët

Natali Velijaj, Fisnik Blakaj, Ilir Totaj, Fatmir Limaj, Nuhi Uka, djemtë e Adem Grabovcit, Guximi e Ngadhënjimi, Bedri Selmani, do të jenë disa nga përfituesit e amnistisë penale. Me ligjin për amnisti, amnistohet edhe haraçi. Shumica e veprave që pritet të amnistohen nuk kanë lidhje me mosbindjen e serbëve të komunave veriore ndaj shtetit të Kosovës, shkruan “Koha ditore”

Veprat tjera të amnistuara, e shumë rrallë të dëgjuara, janë edhe gjuetia e kundërligjshme, shitja ose nxjerrja jashtë Kosovës e trofeve të kafshëve të egra; peshimi i kundërligjshëm. Pra, Guximi e Ngadhënjimi nuk do të ballafaqohen me drejtësinë. Dy djemtë e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, do të përfitojnë nga Ligji për amnisti që pritet të votohet të enjën në Kuvendin e Kosovës.

Rrahja e policit Avni Selaci, nga djemtë e Grabovcit përbën bazë për ndjekje për dy vepra penale, sulm ndaj personit zyrtarë me pasojë me lëndime të lehta trupore, dhe pengim i personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Këto dy vepra janë në mesin e 69 veprave penale qe amnistohen me ligjin qe ka dalë nga marrëveshja në mes të kryeministrit të Kosovës dhe atij serb, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button