Rihanna i ka vënë syrin dy futbollistëve

Rihanna po e ndjek me shumë pasion Botërorin në Brazil ndërsa nuk humb rast për t’ia hedhur sytë kampionëve.

Pas vlerësimeve për Kevin Prince Boateng, ylli i pop-it nga Barbados duket se e ka kthyer vëmendjen tek dy futbollistë të tjerë, pikërisht Karim Benzema dhe James Rodriguez.

Gjatë ndeshjes mes Gjermanisë dhe Francës, Rihanna është shfaqur shumë e trishtuar për eleminimin e Gjelave dhe për rastin e humbur nga sulmuesi i Real Madrid në fund të ndeshjes.

Ndërsa më vonë, në ndeshjen mes Brazilit dhe Kolumbisë,Rihanna postoi një fotografi të James Rodriguez teksa e shoqëronte me fjalën “Legend”.

Lajme të ngjashme

Back to top button