Ibrahimi deklaron për “Civil” se policia ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij

Pas lirimit nga paraburgimi Ibrahimi për Organizatën Joqeveritare “ Civil” tha se policët kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij. Ai deklaron se ka kryer detyrën e tij si raportues dhe se nuk ka qenë i involvuar drejtpërdrejt në protestat.

ibrahimi1-800x533-620x413

“Të shtunën isha duke raportuar për gazetën “Lajm” se çfarë është duke ndodhur në protestë. Kur protestuesit filluan të gjuajnë me gurë unë isha 200 metra më larg. Unë detyrën time si gazetar e kam kryer me profesionalizëm. Nga njësia speciale më thanë , shtrihu! çfarë kërkon këtu!”. Unë u tregova se jam gazetar. Megjithatë më arrestuan dhe pas kësaj më rrahën, 2-3 herë më kanë goditur me shkop gome, me goditën te duart dhe te këmbët. Më kanë trajtuar në mënyrë jonjerëzore , duke mos më lejuar të eci, por duke më zvarritur. Na lidhën me pranga, na futën në veturë, drejtimin se ku shkonim nuk e dija. Ishin momente të tmerrshme. Mu drejtuan me “umrete albanci”, “qe ve ubijam”, “shiptarsko gjubre”.  Ato momente ishin të frikshme, që ndokush mund të marrë pasoja psikike”, deklaroi Ibrahimi.

Sipas tij, MPB-ja e akuzon atë se ka gjuajtur me gurë, ka fshehur fytyrën me bluzë dhe ka qenë pjesë e protestuesve, gjë që ai kategorikisht e mohon dhe këmbëngul se vetëm ka ushtruar profesionin e vet të gazetarit.

Ibrahimi ka qëndruar 24 orë në stacionin policor në Kisella Vodë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button