Albani i propozon Miriamit në Ishujt Maldive

Alban Skënderaj më në fund e ka bërë hapin e madh dhe i ka propozuar martesë partneres së tij, Miriam Cani.

Për ta bërë romantik propozimin, këngëtari ka pritur derisa çifti të shkonte në Ishujt Maldive për pushime dhe ka përgatitur një befasi për dashurinë e jetës së tij.

“Surpriza më e madhe në jetë më erdhi dje (e hënë) gjatë eksperiencës së parë të zhytjes mes bukurive të Oqeanit Indian. Dua ta ndaj dhe me të gjithë ju miqtë e mi. Albani me instruktorët kishte organizuar gjithçka pa dijeninë time dhe midis një shkrimi më propozoi për martesë… Ndërkohë që mundohesha të merrja frymë, natyrisht, i ktheva vetëm një ‘PO’…”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button