Edhe lokalet e Kërçovës rrezikojnë të mbeten pa tarraca

Në njoftimin për shtyp që realizoi MPB në Kërçovë i paralajmëroi pronarët e lokaleve dhe restoranteve që të kenë kujdes me shtrirjen e tarracave të tyre në trotuaret dhe sheshet e qytetit.

Në bashkëpunim me komunën e Kërçovës, sektori i MPB-së në Kërçovë ranë dakord për një vendim të tillë dhe të gjithë ato që duan të shfrytëzojnë një hapësirë të qytetit për biznesin privat, duhet të marrë lejen e komunës.

Me këtë njoftim për shtyp MBP vuri në dijeni të gjithë qytetarët se gjobat për shkelësit e rregullave gjatë këtij tremujori do të jenë të mëdha. 

“Ne e pamë të arsyeshme që të mbajmë këtë mbledhje që sezonin veror ta kalojmë në mënyrë sa më të qetë. Gjobat për moszbatimin e rregullave do të jenë tejet të larta dhe ne si polici kemi për detyrë të zbatojmë këto rregulla për të parandaluar prishjen e qetësisë në Kërçovë. – tha Toni Krstevski, drejtues i sektorit të MPB-së në Kërçovë.

Lokalet gjithashtu rrezikojnë të gjobiten me një shumë prej 1200 deri 1800 euro nëse kapen duke ju shpërndarë pije alkoolike fëmijëve nën moshën 18 vjeç.

MPB paralajmëroi gjoba për pronarët e lokaleve të cilët do të vazhdojnë orarin e punës pas mesnatës pasi banorët afër lokaleve vazhdimisht ankohen nga zhurma e tyre.

Përveç këtyre paralajmërimeve, qytetarët u njoftuan edhe për gjoba të tjera nga çfarëdo thyerje e rregullave ligjore dhe prishjes së rendit publik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button