Qeveria pranon se do të emërojë ambasadorë, por nuk i zbulon emrat

Edhe pse  në shtyp këtyre ditëve të fundit janë përfolur emrat e kandidatëve për ambasadorë, qeveria nuk ka bërë të ditur emrat e tyre, me arsyetimin se procedura për emërim është në rrjedhë e sipër.

“ Nuk do të jepja detaje për procedurën dhe as të dhëna tjera për profilin e ambasadorëve apo konsujve të ardhshëm, sepse procedura nuk zhvillohet vetëm në qeveri, por  ndërlidhet edhe me  përgjegjësitë e presidentit të shtetit, kurse një pjesë e  rëndësishme  procesit është pajtueshmëria apo agremani i vendit  ku ambasadorët e ardhshëm do të  kryejnë funksionin e tyre në bazë të parimeve diplomatike”, ka deklaruar për Alsat M, zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev,  lidhur me këtë proces.

Lajme të ngjashme

Back to top button