Tre vite burgim për priftin Vranishkovski

Gjykata Penale sot i caktoi tre vite burgim si dënim priftit, Jovan Vranishkovski i cili ishte i dëbuar nga Kisha Ortodokse Maqedonase.

Sipas vendimit të Gjykatës, Vranishkovski së bashku me 17 të tjerë të cilët janë liruar me kusht kishin kryer vepër penale e cila ka të bëjë me larjen e parave. 

Duke e pasur parasysh kontestin disavjeçar mes Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Maqedonase, ku e para nuk njeh Kishën Maqedonase, ky vendim, theksojnë mediat maqedonase mund të përkeqësojë ende më shumë marrëdheniet mes dy kishave si dhe në përgjithësi marrëdhëniet politike dhe diplomatike ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë. 

Pasi që Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) e dëboi Vranishkovskin ai e themeloi dioqezën e tij e cila u pranua nga Kisha Ortodokse Serbe.

Lajme të ngjashme

Back to top button