Edhe nëse nuk keni kartelë elektronike shëndetësore, do të ju shërbejnë

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Xhemali Mehazi, tha sot se gjithë qytetarët në Maqedoni, edhe pse nuk kanë kartela elektronike shëndetësore, do të shërbehen nga institucionet publike shëndetësore dhe barnatoret e gjithë vendit.

“Deri në këtë moment kemi tre grupe të qytetarëve. Në grupin e parë janë ata qytetarë të cilët tashmë kanë marrë kartelë elektronike shëndetësore dhe mund ta shfrytëzojnë për marrjen e shërbimeve shëndetësore dhe rregullisht do të jenë të shërbyer. Në grupin e dytë janë ata qytetarë të cilët kanë aplikuar për kartelë, por nuk e kanë marrë ende. Këta mund të shërbehen deri atëherë me kartona të kaltër dhe mund të marrin shërbime shëndetësore, sikur deri tani.
 
Në grupin e tretë përfshihen rreth 400.000 qytetarë të cilët ende nuk kanë aplikuar për marrjen e kartelës. Që ata të shërbehen, njëherë duhet të aplikojnë për marrjen e saj, ndërsa atëherë do të fitojnë kartona të kaltër me të cilat mund të marrin shërbime shëndetësore”, tha Mehazi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button