Mjekun amë mund ta ndroni online

Tani e tutje të gjithë ata që janë pajisur me kartela elektronike, dhe që janë të pa kënaqur me mjekun amë, atë mund ta ndrojnë vetë në mënyrë online. Këtë e thonë nga Fondi për sigurim shëndetësor të Maqedonisë.

‘Ata të cilët janë pajisur me kartelë elektronike mjekun amë munden ta ndrojnë menjëherë në rrugë elektronike, pa e kaluar procedurën nëpërmjet Fondit të shëndetësisë dhe më pas duhet të plotësojnë fletë paraqitje tek mjeku i tyre i përzgjedhur’ thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion në FSSHM.

Deri tani për të ndruar mjekun është dashur të marrin leje nga mjeku amë dhe të kërkojnë nga tjetri që ta pranojë, dhe kjo sipas qytetarëve shpesh ka paraqitur mos marrëveshje mes tyre dhe mjekut.

‘Unë kam qenë e pa kënaqur nga mjekja ime e përgjithshme amë. Por edhe pse kam kërkuar nga ajo të më jep nënshkrim që të çregjistrohem nuk e ka dhënë atë duke më thënë se është më mirë të mbetem aty ku kam filluar’ tha Elmedina D.

‘Mjekun amë kam dashur ta ndroj, pasi nuk kam qenë i kënaqur, por mjekja sikur i ikte asaj kërkese, tani mendoj se është më mirë do ta ndryshojë vetë dhe askujt asgjë’ tha Amet Sadiku.

Nga FSSHM, gjithashtu thonë se edhe 670.000 qytetarë akoma nuk janë pajisur me kartela elektronike dhe shërbehen me librezat e vjetra mjekësore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button