ESHS: Regjistrim do të ketë nëse zbatojmë standardet ndërkombëtare

“Maqedonia do të arrijë të zbatojë regjistrim kualitativ të popullatës kur do të jetë e gatshme t’i respektojë standardet ndërkombëtare. Ky është parakushti kryesor, gjithçka tjetër është logjistikë”, tha sot drejtoresha e Entit shtetëror për statistikë, Bllagica Novkovska.

Duke u përgjigjur në një pyetje gazetareske pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me kryetarin e Odës ekonomike, Branko Azeski, Novkovska theksoi se në ESHS ka të punësuar shqiptarë, sipas Ligjit për administratë publike, por edhe sipas aftësive, arsimit dhe përvojës së tyre të punës tyre.

“Bëhet fjalë për një veprimtari jashtëzakonisht specifike, që kërkon njohuri të mëdha dhe gatishmëri”, thotë Novkovska.

Sipas Novkovkës, një shqiptar udhëheq me sektorin më të madh të Entit, që i mbulon njësitë rajonale dhe përfshin rreth 30 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve.

Lajme të ngjashme

Back to top button