Siberi, vdesin19 udhëtarë nga rrëzimi i helikopterit

Një helikopter është rrëzuar në rajonin Sakha Jakutia të Siberisë, duke marrë jetën e së paku 19 njerëzve që kanë qenë në bord.

Aviacioni civil i Rusisë bën të ditur se Mi-8, i operuar nga Polar Airlines, është përfshirë nga flakët, pasi është rrëzuar, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Mësohet se në bordin e tij kanë qenë 25 pasagjerë dhe tre anëtarë ekuipazhi.

Sakha Jakutia shtrihet në veri të Qarkut të Arktikut dhe helikopterët përdoren shpesh për të transportuar njerëzit në zona më të largëta.

Lajme të ngjashme

Back to top button