Sh.m. ‘Marija Kiri Skllodovska’ regjistrohuni, mos lejoni të dështojnë paralelet shqip

Në shkollat e mesme të Maqedonisë edhe sot rrjedh afati i dytë regjistrues për vitin shkollor 2013/2014. 

Siç njoftojnë nga shkolla e mesme e kimisë ‘Marija Kiri Skllodovska’ në Shkup, kanë ngelur ende vende pa u plotësuar.

Ata bëjnë apel deri tek të gjithë ata nxënës që kanë mbetur për arsye të ndryshme pa u regjistruar nëpër shkolla të mesme, të regjistrohen në atë shkollë me qëllim të mos dështojnë paralelet shqipe.

‘Është duke rrjedhur afati i dytë i regjistrimit në shkollën tonë i ftojmë nxënësit që kanë dëshirë të ndjekin mësimin në shkollë tonë të drejtohen në shkollën tonë dhe ti dorëzojnë dokumentet e nevojshme. Vende te lira ka në drejtimet :teknik laboratoriko- medicinal (40 vende te lira); teknik laboratoriko-farmaceutik(45 vende te lira); Teknik i optikes se syve(10 vende te lira) dhe teknik i procesit prodhues(20 vende te lira)’ thonë nga shkolla e mesme ‘Marija Kiri Skllodoska’ Shkup.

Në afatin e parë të regjistrimit janë regjistruar 13.137 nxënës. Këtë vit arsimin fillor kanë përfunduar 22.900 nxënës, ndërsa Ministria ka shpallur konkursin për 34.971 vende të lira.

Për afatin e tretë regjistrues do të vendos secila shkollë veçmas, varësisht prej vende të lirave që do të mbeten./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button