Shtrenjtimet nuk kanë të ndalur, na pret një verë e nxehtë!

Nuk ndalen shtrenjtimet e produkteve bujqësore. Pas rritjes së çmimeve me pakicë në maj, në qershor statistika përsëri regjistroi shtrenjtim të ri në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Sipas të dhënave të fundit statistikore, muajin e kaluar në krahasim me periudhën e njëjtjë të vitit të kaluar, çmimet me pakicë janë rritur për 2,3 %. Rritje më të madhe prej 13,9 për qind ka te produktet bujqësore, ndërsa çmimet e produketev ushqimore janë rritur për 6,5 për qind. Për gjendjen alarmante të çmimeve paralajmëroi edhe Banka Popullore e Maqedonisë në raportin r saj të fundit. BPRM-ja në vend ka regjistruar inflacion më të madh se sa ajo që është pritur në sektorin ushqimor.

Se çmimet e ushqimit do të rriten edhe në nivel botëror, tregojnë edhe të raportet e fundit të Bankës Botërore dhe të Organizatës për ushqim dhe bujqësi (FAO). Në raportin e saj të fundit, FAO paralajmëroi se çmimet e ushqimit në vitet në vijim do të rriten ndërmjet 10 dhe 40 për qind.  Me paralajmërim të njëjtë doli edhe Banka botërore.

Rriten çmimet, me to edhe haxhimet për jetë

Sipas të dhënave statistikore në qershor të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtjë të vitit të kaluar, harxhimet pë jetë janë rritur për 4,2 për qind. Rritje më e madhe përsëri është shënuar te ushqimi prej 6,2 për qind, 6,9 për qind te veshja dhe këpucët dhe 4,9 për qind për ngrohj dhe ndriçim. Sipas hulumtimeve të një pjese të organizatave joqeveritare, me tempon e këtillë të rritjes së çmimeve dhe harxhimeve, buxheti familjar mzi se arrin t’i mbulojë nevojat themelore të një familjeje. Kështu, anketa e fundit e OJQ-së  “Koalicioni për luftë kundër urrisë” me titull “Zëri i përbashkët kundër urrisë” tregon se çdo i treti banor i Maqedonisë mezise arrin të ushqehet. Nga 459 të anketuar nga Shkupi, Tetova dhe Strumica, majde 60 për qind janë deklaruar se në fillim i paguajnë llogaritë mujore, dhe pastaj me paratë që mbeten blejnë ushqim. Rreth 22 për qind kanë deklaruar se disa herë kanë marrë kredi ose kartelë kreditore për të blerë ushqim apo kanë blerë ushqim me pritje nga dyqanet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button