Për dy javë Inspektorati i Tregut ka lëshuar dënime në vlerë afër 8 milionë denarë

Në periudhën prej 27.03 deri më 09.04.2023, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer mbi 1100 kontrolle në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka informojnë se kanë mbledhur dhe lëshuar mbi 230 urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë prej mbi 7.727.000 denarë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj periudhe, Inspektorati njoftoi se janë kryer mbi 280 inspektime dhe kontrolle për vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet në tregtinë me pakicë si dhe vendimin për përcaktimin e obligimit të tregtarëve për blerje dhe shitje të llojeve dhe sasive të caktuara të mallrave individuale te konsumatorët.

“Janë konstatuar shkelje në disa subjekte ekonomike, për të cilat janë lëshuar urdhërpagesa në shumë prej mbi 110.000,00 denarë”, inforomoi Inspektorati.

Inspektorati Shtetëror i Tregut theksoi se do të vazhdojë të zbatojë intensivisht kontrollet dhe mbikëqyrjet pas vendimeve të Qeverisë.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut me 11 prill miratoi ndryshimin e vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta të pemëve dhe perimeve në tregtinë me pakicë, me çka u rriten çmimet më të larta të përcaktuara vetëm para një jave.

Qeveria më 28 shkurt miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë. Ndërsa, nga 16 marsi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit. Gjobat për mosrespektim të vendimit qeveritar lëvizin prej 800 deri në 10.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button