Në Borovec të Strugës, një të moshuari i vidhen 8500 euro

Nga një shtëpi e një 82 vjeçari,  në fshatin Borovec të Strugës, janë vjedhur dje 8540 euro, ka njoftuar policia.

Kryesi i panjohur i kësaj vepre ka përfituar nga lënia  çelë e portës hyrëse të shtëpisë dhe ka arritur që pa u vërejtur nga askush, të marrë paratë e të moshuarit.

Policia, jka njoftuar gjithashtu, se po ndërmerr, të gjitha masat për zbardhjen e rastit,dhe gjetjen e kryerësit të  kësaj vjedhjeje.

Lajme të ngjashme

Back to top button